Edhe pse shumë njerëz nuk janë në dijeni, përdorimi i motorëve elektrik në shumë raste përben vepër penale dhe dënohet me burg. Ligji parashikon se për motomjetet, ku bëjnë pjesë edhe motorët elektrike si më poshtë, duhet të pajiseni me leje drejtimi për t’i drejtuar ata. Motomjet quhet edhe motori elektrik i cili ka ose shpejtësi mbi 50 kmh , ose dy ndenjëse ose fuqi motorike mbi 4 kw.
Në nenin 52 pika 4, të ligjit nr. 8378, dt. 22.07.1998, Kodi Rrugor, parashikohet se:
1. Ciklomotorët janë mjete me motor, me dy ose tre rrota që kanë këto
karakteristika:
2. Ciklomotorët me tri rrota të cilët përdoren për transport mallrash, peshë të përgjithshme me ngarkesë të plotë dhe përmasa gabarit nuk mund të jenë më të mëdha se sa kufijtë e përcaktuar me udhëzim të veçantë të Ministrisë që mbulon veprimtarinë përkatëse, në përputhje me normativat e Komunitetit Evropian.
3- Karakteristikat, për të cilat bëhet fjalë në pikat 1 dhe 2, janë karakteristikat konstruktive të mjetit. Në aktet në zbatim janë përcaktuar kriteret për përcaktimin e karakteristikave të sipërtreguara dhe mënyrat për kontrollin e tyre, si dhe udhëzimet teknike për verifikimin e tyre me gjendjen faktike.
4- Mjetet e mësipërme kur e kalojnë kufirin e përcaktuar, qoftë dhe për njërën prej karakteristikave të treguara në pikat 1 dhe 2 konsiderohen motomjete.
Me ndryshimet e bëra në Kodin Rrugor me ligjin nr. 175/2014, në nenin 115 pika përcaktohet kategorizimi i lejeve të drejtimit për motomjetet dhe automjetet, ndërsa në nenin 123 pika 2/ë, vlefshmëria e tyre.