Themeluar me qëllim konsulencën dhe përfaqësimin ligjor në të gjitha fushat e së drejtës dhe nivelet e gjykimit, ‘’Studio Ligjore Meminaj” ka dëshmuar se është një ndër zyrat e avokatisë më të suksesshme në kryeqytet. Objektivat tanë kanë qenë dhe mbeten zgjidhja e problemeve ligjore në kohë dhe ofrimi i një shërbimi cilësor dhe efikas duke pasur gjithnjë si rezultat klientë të kënaqur.
Studio ligjore “Meminaj” është e përkushtuar të ndihmojë klientët dhe mbrojë interesat e tyre duke ofruar shërbime ligjore lidhur me çdo çështje që klientët tanë kanë nevojë.
Në studion tonë do të gjeni juristë dhe avokatë të specializuar me një eksperiencë disavjeçare në fushën e drejtësisë, të cilët sigurohet që çdo çështje të trajtohet në mënyrën më të drejtë të mundshme.
Ne duam dhe kërkojmë një rezultat të kënaqshëm po aq sa edhe ju. Ndjekim gjithmonë parimin e bashkëpunimit me klientin, të respektit dhe mirësjelljes reciproke.
Studio ligjore ‘’Meminaj’’, lider në mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Tiranës dhe jo vetëm, është kompani që operon në fushën e së drejtës dhe ofron një shërbim të lartë profesional avokatie ndaj çdo personi që na beson.
E themeluar në 2020 nga Bledar Meminaj, avokat me një eksperiencë 10-vjeçare në drejtësi dhe zgjidhjen e problemeve ligjore, ne i mundësojmë çdo klienti pa dallim asistencë, mbrojtje dhe përfaqësim në çdo institucion.
Kompania jonë përbëhet nga avokatë me eksperiencë në fusha dhe sektorë të ndryshëm të cilët dallohen nga profesionalizmi, këmbëngulja dhe ndershmëria.
Pavarësisht se jemi të vendosur në kryeqytet, ne ofrojmë shërbime
edhe për qytetarët e rretheve me anë të bashkëpunëtorëve tanë.
Me dhjetëra çështje gjyqësore të fituara dhe me një emër shumë të mirë të fituar ndër vite, ne kemi arritur të sigurojmë paprekshmërinë e qytetarit përballë padrejtësive.
CEO & Founder Bledar Meminaj