Studio ligjore Meminaj ofron konsulencë ligjore dhe përfaqësim në gjykatë për të gjitha çështjet civile që kanë të bëjnë me:
Konsulencë juridike, hartim të kërkesë-padive, përfaqësim gjyqësor në lidhje me fitimin dhe mbrojtjen e së drejtës së pronësisë dhe bashkëpronësisë.
Konsulencë juridike, përfaqësim gjyqësor në lidhje me formën ligjore të lindjes, ndryshimit, shuarjes së marrëdhënieve juridike të detyrimit apo atyre kontraktore.
Konsulencë në përpilim kontratash të të gjitha llojeve, përfshirë këtu edhe kontratat aksesore si mjete të sigurimit për përmbushjen e detyrimeve.
Konsulencë juridike për çështjet e trashëgimisë ligjore dhe testamentare, përfaqësim në gjykatë për çeljen e trashëgimisë ligjore, kundërshtim të testamentit etj.
Hartimin e kërkesë-padive dhe përfaqësimin e çështjeve në gjyq gjatë procesit gjyqësor për shpërblimin e dëmit moral apo ekzistencial, si pasojë e veprimeve apo mosveprimeve të kryera në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.
Hartimin e kërkesave për shpërblimin e dëmeve të shkaktuara si rezultat i aksidenteve rrugore nga mjetet motorike.
Përfaqësim në gjykatë kundër Shoqërive të Sigurimit për shpërblimin e dëmeve të shkaktuara nga mjetet motorike apo dhe kundër Byrosë Shqiptare të Sigurimit.
Konsulencë juridike, përfaqësim gjyqësor, hartim dokumentacioni, për çështjet e pasurisë që kanë të bëjnë me regjistrimin e tyre pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, etj.
Përfaqësim ligjor pranë gjykatave të rretheve gjyqësore të ndryshme, gjykatave të shkallës parë dhe të apelit në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Përgatitje të kërkesë-padive dhe akteve të tjera juridike.
Përgatitje të kërkesave të ndryshme drejtuar institucioneve të ndryshme: ankime, rekurse, njohje të vendimeve të huaja për efektet civile, etj.