Studio ligjore "Meminaj"

Çështje Tregtare

Keni nevojë për asistencë ligjore?

Merr konsulencë juridike!

Çështje Tregtare

Studioja jonë ofron të gjithë informacionin e duhur për mënyrën e veprimit, procedurat që duhen kryer dhe afatet që duhen respektuar në mënyrë që pronarët e pronave të paluajtshme të pajisen me titullin e pronësisë dhe ta disponojnë atë lirisht dhe në përputhje me interesat e tyre. Ne ofrojmë konsulencë dhe përfaqësim pranë organeve administrative dhe instancave të sistemit gjyqësor, në lidhje me problemet ligjore që kanë të bëjnë me:

  • Regjistrimin e pasurive të paluajtshme pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pajisjen me titullin e pronësisë, si dhe çdo problem tjetër që ka lidhje me pronat e paluajtshme.

  • Ndjekjen e të gjitha procedurave ligjore për investime në pasuri të paluajtshme për kthimin dhe kompensimin e pronave të ish-pronarëve.

  • Procedurat që duhen ndjekur për shitjen e pasurive të paluajtshme, marrjen me qira, shfrytëzimin dhe të gjitha të drejtat e tjera të disponimit që i takojnë pronarit etj.

  • Konsulencë juridike në lidhje me fitimin e pronësisë, procedurat që duhet të ndiqen në rastin e fitimit te pasurive me parashkrim fitues, si dhe regjistrimin e tyre në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

  • Konsulencë juridike për të gjitha shoqëritë, organizatat, sh.p.k , sh.a mbi mënyrën e funksionimit dhe organizimit të brendshëm të shoqërisë, hartimit te statutit dhe rregullores së brendshme të shoqërisë.

  • Blerja dhe shitja e titujve me porosi të klientit.

  • Blerja dhe shitja e titujve në emër ose për llogari të vet. Administrimi i portofolit të titujve në emër të një klienti që është pronar i portofolit. 

  • Veprimtaria e zakonshme e agjentit emetues, ku përfshihen organizimi, përgatitja dhe zbatimi i nënshkrimit dhe i pagesës së titujve dhe ushtrimi i veprimtarive të tjera për emetuesin për emetimin e titujve, përgatitja për regjistrimin e titujve në një bursë dhe treg publik të rregulluar duke përfshirë edhe hartimin e kërkesës për regjistrim në emër të emetuesit.

  • Konsulencë juridike për procedurat mbi ndarjen dhe bashkimin e shoqërisë me një tjetër, falimentimin, likuiditetin, etj.

Mos hezitoni të na kontaktoni në çdo moment.

× Na kontaktoni