Studio ligjore "Meminaj"

Çështje Penale

Keni nevojë për asistencë ligjore?

Merr konsulencë juridike!

Çështje Penale

Studio ligjore Meminaj është maksimalisht e fokusuar në mbrojtjen ligjore dhe respektimin e të gjithë të drejtave të klientëve tanë. Disa nga shërbimet që ofrohen nga studioja jonë në të drejtën penale janë:

  • Konsulencë dhe asistencë ligjore gjatë procesit penal duke filluar që nga momentet e para të ndjekjes penale, ndalimit, arrestimit, gjatë fazës së marrjes në pyetje, njoftimit të akuzës së të pandehurit, si dhe gjatë gjykimit të çështjes në gjykatë deri në daljen e vendimit përfundimtar.

  • Konsulencë ligjore dhe përfaqësim të klientëve përpara organeve hetimore, përpara Prokurorisë, si dhe përpara Gjykatës në të gjitha statuset e mundshme që mund të përballen klientët tanë, si: person nën hetim, person që i atribuohet vepra penale, si i pandehur, si i dënuar, apo si i dëmtuar nga vepra penale.

  • Përfaqësim dhe mbrojtje të të drejtave të personave të ndaluar gjatë fazës së vendosjes së masave të sigurimit, vleftësim arresti, ndalimi, ankim ndaj masave të sigurimit, paraqitje kërkesash për zëvendësim ose revokim mase sigurimi.

  • Përfaqësim gjatë hetimeve paraprake, përpilim kërkesash fillestare, akte juridike, memorie, në lidhje me mbrojtjen ligjore përpara organit të akuzës.

  • Konsulencë dhe ankimim të vendimeve të ndërmjetme që merr organi i akuzës, pjesëmarrje në zhvillimin e procedurës hetimore nga ky organ duke kërkuar kopje të provave apo duke paraqitur prova në favor të personave të ndaluar që shërbejnë për marrjen e vendimit nga organi i akuzës.

  • Konsulencë ligjore dhe përfaqësim gjyqësor duke marrë në mbrojtje klientët tanë gjatë zhvillimit të procesit penal duke i mbrojtur dhe përfaqësuar në të gjitha shkallët e gjykimit.

  • Konsulencë ligjore në nënshkrimin e akteve juridike, kërkesa, memorie, prapësime, rekurse dhe kërkesa për rishikim vendimi penal të formës së prerë, si dhe përfaqësim në Gjykatën e Lartë.

  • Ankime kundër vendimeve të Gjykatës së Lartë dhe përfaqësim gjyqësor në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese për çështje që lidhen me respektimin e procesit të rregullt ligjor dhe me paligjshmërinë e vendimeve të dënimit të dhënë në disfavor të klientëve.

  • Konsulencë në hartimin e të gjitha llojeve të kërkesave, ankimeve dhe rekurseve që lidhen me fazën e ekzekutimit të vendimit të dalë nga gjykata kompetente në mbrojtje të interesave të klientit.

  • Asistencë ligjore dhe përfaqësim në çështjet që lidhen me kërkesat për falje, ulje dënimi, lirim me kusht, pezullim të ekzekutimit të dënimit dhe vënien në provë, parashkrim të ekzekutimit të dënimit, kompensim për dënim të padrejtë, etj.

  • Asistencë ligjore në proceset që lidhen me procedurat e ekstradimit dhe transferimit të të dënuarve me shtetësi shqiptare apo të huaj, me njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve penale të huaja në Republikën e Shqipërisë. Hartimin e kërkesave për kompensimin e burgimit të padrejtë dhe përfaqësimin e tyre në procesin gjyqësor për këtë çështje.

Mos hezitoni të na kontaktoni në çdo moment.

× Na kontaktoni