Studio ligjore "Meminaj"

Çështje Familjare

Keni nevojë për asistencë ligjore?

Merr konsulencë juridike!

Çështje Familjare

Studio ligjore Meminaj ofron asistencë dhe konsulencë ligjore në procedurat që duhen ndjekur për zgjidhjen e martesës, përgatitjen e kontratave që rregullojnë regjimin pasuror martesor, përcaktimin e përgjegjësisë prindërore, kujdestarisë, etj. Ne ofrojmë konsulencë ligjore dhe përfaqësim përpara të gjitha gjykatave në të gjitha shkallët e gjykimit, në përpilimin e akt-marrëveshjeve për zgjidhjen me mirëkuptim të martesës apo çështje të tjera familjare që kanë të bëjnë me:

  • Zgjidhje martese dhe përfaqësim përpara organeve gjyqësore.

  • Ndjekjen e procedurave mbi shpalljen e pavlefshmërisë relative ose absolute të martesës.

  • Ndarjen e pasurisë së përbashkët, pjesëtim pasurie.

  • Përgjegjësia prindërore, kundërshtim atësie, amësie të fëmijëve.

  • Caktim detyrimi ushqimor, kundërshtimi i tij apo ndryshimi i masës së pensionit ushqimor.

  • Caktimi i kujdestarit (familjar ose jo), te drejtat dhe detyrimet qe rrjedhin për ketë të fundit.

  • Si dhe çdo problem tjetër që ka lidhje me çështjet familjare.

Mos hezitoni të na kontaktoni në çdo moment.

× Na kontaktoni