Studio ligjore "Meminaj"

Rreth nesh

Studio Ligjore "Meminaj"

Studio ligjore ‘’Meminaj’’ , lider në mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Tiranës dhe jo vetëm, është kompani që operon në fushën e së drejtës dhe ofron një shërbim të lartë profesional avokatie ndaj çdo personi që na beson.

E themeluar në 2020 nga Bledar Meminaj, avokat me një eksperiencë 10-vjeçare në drejtësi dhe zgjidhjen e problemeve ligjore, ne i mundësojmë çdo klienti pa dallim asistencë, mbrojtje dhe përfaqësim në çdo institucion.

Kompania jonë përbëhet nga avokatë me eksperiencë në fusha dhe sektorë të ndryshëm të cilët dallohen nga profesionalizmi, këmbëngulja dhe ndershmëria.

Pavarësisht se jemi të vendosur në kryeqytet, ne ofrojmë shërbime
edhe për qytetarët e rretheve me anë të bashkëpunëtorëve tanë.

Me dhjetëra çështje gjyqësore të fituara dhe me një emër shumë të mirë të fituar ndër vite, ne kemi arritur të sigurojmë paprekshmërinë e qytetarit përballë padrejtësive.

CEO & Founder Bledar Meminaj

Parimet tona

Eksperiencë

Kompania jonë vazhdon të operojë dhe të lulëzojë nën udhëheqjen disavjeçare të partnerit themelues, Bledar Meminaj, i cili ka ndërtuar një zyrë avokatësh dhe profesionistësh ligjorë me përvojë dhe të përkushtuar që kanë të përbashkët standardet e larta, kërkesën për përsosmëri dhe këmbënguljen për të arritur rezultatet më të mira për klientët.

Fokusi ynë jeni ju

“Klientët tanë janë prioriteti ynë” ka qenë misioni ynë që nga dita e parë. Kultura jonë është e përqendruar në përkushtimin ndaj problematikave të klientëve si dhe në zhvillimin e strategjive ligjore për të avancuar çështjen e tyre.

Reputacioni

Jemi të njohur si një institucion i mbrojtjes së interesave të qytetarëve në të gjithë territorin e Shqipërisë duke përdorur ligjin dhe të drejtën në dobinë tonë. Ne kapërcejmë çdo pengesë që bllokon aksesin e klientëve tanë në një vendim të drejtë.

10 vite eksperiencë në fushën e së drejtës

Njihu me avokatët tanë

Bledar Meminaj
Avokat
Majlinda Shehu
Avokate
Elton Domi
Avokat

Mos hezitoni të na kontaktoni në çdo moment.

× Na kontaktoni