Studio ligjore "Meminaj"
Globalizimi ka rritur ndjeshëm marrëdhëniet dhe bashkëpunimin midis subjekteve, rrjedhimisht dhe konfliktet që lindin prej tyre. Ne ofrojmë përfaqësim ligjor për të gjitha konfliktet që lindin qofshin ato midis kontraktorëve apo jo-kontraktorëve dhe pasojat që rrjedhin prej tyre.
Nocioni i shërbimit publik është i një rëndësie vendimtare për sa i përket të drejtës administrative. Këto janë çështje për të cilat avokatët tanë administrativë janë të vetëdijshëm dhe i trajtojnë në përditshmërinë e tyre.
Gjithmonë pranë jush për çdo cenim, mosmarrëveshje dhe mosnjohje të të drejtave tuaja si subjekt i kontratës së punës në bazë të legjislacionit në fuqi. Ne ofrojmë konsulencë ligjore dhe përfaqësim përpara të gjitha gjykatave.
Ne ofrojmë ekspertizë ligjore në këtë fushë delikate të së drejtës ku njohja e kuadrit ligjor në fuqi është padyshim një parakusht i domosdoshëm. Ne ofrojmë konsulencë ligjore dhe përfaqësim te klientëve përballë organeve hetimore, Prokurorisë dhe Gjykatës.
Ngritja, funksionimi dhe veprimtaria e një biznesi ka një sërë hallkash juridike që duhet të ndiqen për mirëfunksionimin dhe vazhdimësinë e veprimtarisë së aktivitetit. Ne jemi të gatshëm dhe të përgatitur për konsulencë dhe përfaqësim ligjor të çdo nevoje juridike që ju keni.
Synimi ynë kryesor është të paraqesim mjete alternative për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, veçanërisht në lidhje me mosmarrëveshjet familjare, nëpërmjet procedurës së ndërmjetësimit, në mënyrë që të shmangen konfrontimet intensive para gjykatave.