Një ndër problemet kryesore që emigrantët shqiptarë mundohen ende të zgjidhinështë “ekspulsi” (deportimi). Nëse keni marrë një deportim për çështje azili ose keni tejkaluar kohën e qëndrimit të lejuar, mundësia e marrjes së një ndalimi (ekspulsion) është 100%. Në këto raste oficeri i emigracionit ose ai në pikën kufitare nuk ju njofton për marrjen e ekspulsit.
Duke mos qenë në dijeni, shumë qytetarë udhëtojnë jashtë dhe si pasojë informohen në pikën kufitare të një shteti të BE-së për ekspulsin e tyre. Përkeqësimi i situatës ndodh në momentin që aty u vendoset edhe një vulë tjetër që përkthehet në një ndalim të dytë.
Nëse keni probleme me hyrjen në një shtetet Evropian ose keni nevojë për informacion rreth situatës tuaj në SIS (Schengen Information System Business) dhe doni t’ju hiqen pengesat për lëvizjen tuaj për jashtë vendit, ne mund t’ju ndihmojmë.
Sa kohë vonon heqja e ekspulsit?
Procedurat që ndërmarrim ne në emrin tuaj për fshirjen e të dhënave personale nga Sistemi Evropian ndërkufitar si pasojë e një ndalimi në zonën Schengen ka specifikat e veta. Kjo sepse çdo vend i BE-se krahas marrëveshjes së Schengen-it në radhë të parë zbaton ligjin e vet kombëtar dhe formalitetet janë të ndryshme. Gjithashtu, edhe organet kompetente për shqyrtimet e kërkesave mund të kthejnë përgjigje me vonesë.
Si mund të hiqet ekspulsi?
Në rastet kur ekspulsi është vënë për arsye dokumentesh, ja si mund të veprojmë për ta hequr:
Pasi të ketë mbaruar afati i dënimit duhet të paraqiteni pranë zyrave tona për të filluar procedurat ligjore për heqjen e emrit tuaj nga lista e personave të padëshiruar në SIS. E rëndësishme është që të mos keni pasur probleme të tjera me shtetet e zonës Schengen.
Por mundet që heqja e “ekspulsit” të kërkohet edhe pasi të ketë kaluar vetëm një vit apo të ketë kaluar mbi 2/3 e dënimit, për arsye familjare apo arsye të tjera bindëse. Ne do të merremi me procedurat dhe do të bëjmë kërkesën zyrtare në emrin tuaj për heqjen e dënimit dhe brenda një afati kohor të caktuar ligjor do të marrim një përgjigje zyrtare nga autoritetet përkatëse.
Çdo dokument që mund të disponojë i dëbuari është shumë i nevojshëm për t’i krijuar lehtësira situatës. Të gjitha dokumentet duhet të jenë me vulën apostile dhe të përkthyera në gjuhën e shtetit që ka vendosur ndalimin. Procedurat e nevojshme do të merren përsipër nga studioja jonë. Avokati bashkëpunon me shtetet përkatëse për çdo detaj dhe për të arritur qëllimin e heqjes së dënimit dhe më pas fshirjen e emrit tuaj nga lista kombëtare e personave të padëshirueshëm.