Studio ligjore "Meminaj"

Çfarë parashikon Kodi Penal për aksidentet rrugore?

Çfarë parashikon Kodi Penal për aksidentet rrugore?

Për shkak të numrit të lartë të aksidenteve rrugore, në Republikën e Shqipërisë kohët e fundit janë ashpërsuar masat ligjore lidhur me aksidentet rrugore. Në rastin më ekstrem të aksidentit kur ai ka sjellë pasoja të rënda, burgimi për shkaktarin e tij shkon deri në 20 vite burgim. Kjo është një masë shtrënguese tepër e lartë në krahasim me rajonin. Kjo bëhet pikërisht për shkaqet e cituara më sipër. Më poshtë po citojmë nenin 290 dhe 291 te Kodit Penal.


Neni 290, Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor:
“Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar plagosjen e lehtë të disa personave, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar plagosjen e rëndë të një personi, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar vdekjen e një personi, dënohet me burgim nga dy deri në
dhjetë vjet. Kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave, dënohet me burgim nga pesë deri në njëzet vjet.”


Neni 291, Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt:
“Drejtimi i automjeteve apo mjeteve të tjera të motorizuara në gjendje të dehur, nën efektin e lëndëve narkotike apo pa dëshminë përkatëse të aftësisë dënohet me burgim nga dhjetë ditë deri në tre vjet. Gjykata mund të vendosë zëvendësimin e dënimit me burgim me pagimin e një shume të hollash në favor të shtetit.”

Mos hezitoni të na kontaktoni në çdo moment.

× Na kontaktoni