Studio ligjore "Meminaj"

Si ndahet pasuria bashkëshortore?

Home / Single Practice

Accident Injuries

Shteti shqiptar, për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet ish-bashkëshortëve, ka vendosur disa ligje që ndihmojnë në ndarjen e pasurisë së përbashkët. Ato janë si më poshtë:

Neni 54 – Kontributi i bashkëshortëve
‘’Në qoftë se kontributi i bashkëshortëve për detyrimet qe rrjedhin nga martesa nuk është rregulluar me kontratën martesore, ata do të kontribuojnë për nevojat e familjes në përputhje me kushtet dhe aftësitë e tyre.‘’

Neni 55 – Vendbanimi i bashkëshortëve
‘’Bashkëshortët kanë detyrimin e jetesës së përbashkët. Vendbanimi i familjes është vendi që bashkëshortët zgjedhin me marrëveshje të përbashkët. Në rast mosmarrëveshjeje, secili nga bashkëshortët mund t’i drejtohet gjykatës, e cila, pasi dëgjon mendimet e të dy bashkëshortëve dhe nëse është rasti, edhe mendimin e fëmijës që ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç, mundohet të arrijë një zgjidhje me mirëkuptim. Kur kjo nuk është e mundur, gjykata vendos zgjidhjen që e quan me të përshtatshme për kërkesat e familjes.‘’

Neni 56 – Largimi nga vendbanimi
‘’E drejta për ndihmë morale dhe materiale e parashikuar në këtë Kod ndërpritet kundrejt bashkëshortit, qe është larguar pa shkak nga vendbanimi familjar dhe refuzon të kthehet. Në rast të mospërmbushjes së detyrimeve që rrjedhin nga martesa, gjykata, sipas rrethanave, mund të urdhërojë sekuestrimin e të mirave të bashkëshortit të larguar, në masën e duhur.’’

Neni 57 – Pëlqimi i bashkëshortit
‘’Bashkëshortët nuk mund të disponojnë banesën bashkëshortore dhe pajisjet e saj pa pëlqimin e tjetrit, cilido qoftë regjimi pasuror martesor. Bashkëshorti që nuk ka  dhënë pëlqimin për veprimin juridik të kryer nga tjetri, lidhur me banesën bashkëshortore, mund të kërkojë anulimin e tij brenda 1 viti nga data kur ai ka marrë njoftim për këtë veprim juridik, por jo më tepër se 1 vit nga data që regjimi pasuror martesor ka marrë fund.’’
 
Neni 58 – Autorizimi i gjykatës
‘’Çdo bashkëshort mund të autorizohet nga gjykata për të kryer një veprim juridik, për të cilin bashkëpunimi ose pëlqimi i bashkëshortit tjetër do të ishte i nevojshëm, në qoftë se ky i fundit nuk është në gjendje të shprehë vullnetin e tij ose në qofte se refuzimi i tij vjen në kundërshtim me interesin e familjes. Veprimi juridik i kryer si me sipër, mund te kundërshtohet nga bashkëshorti, pëlqimi i te cilit nuk është marrë, për të mos e ngarkuar atë me asnjë detyrim.’’

Mos hezitoni të na kontaktoni në çdo moment.

× Na kontaktoni