Me ardhjen e demokracisë dhe me reformimet e ndryshme ligjore lidhur me pronën e paluajtshme, në Shqipëri u aplikuan shumë mënyra për përfitimin e pronës ku në bazë të ligjit institucionet shtetërore kishin të drejtën ta jepnin këtë pasuri kryesisht falas ose me një pagese modeste të papërfillshme. Kjo së bashku me moszbatimin e ligjit në mënyrë të drejtë krijoi një konfuzion, pabarazi të madhe dhe një plage shoqërore social-ekonomike të lidhur drejtpërdrejt me pronën.
Më poshtë po paraqesim mënyrat e fitimit të pronësisë në 30 vite në Shqipëri të cilat janë:
1. Kthim kompensim pronash
2. Ligji 7501 i vitit 1991
3. Privatizim i truallit dhe objekteve shtetërore
4. Privatizim Banese
5. Vendim gjykate njohje
6. Lista e trojeve 001
7. Pagesë qiraje për 99 vjet
8. Legalizim
9. Koncesion
10.Parashkrim fitues
11.Regjistrim i trojeve në hipoteke
12.Investim strategjik shq 1 € m2
Pra, në bazë të ligjit për të njëjtën pronë mund të ketë edhe 12 pronarë në të
njëjtën kohë. Për shkak se kjo e bën pronën tuaj shumë të pasigurt, ju gjithmonë
keni nevojë të konsultoheni me një avokat.