Vetëm kur jemi pjesë e një aksidenti ne fillojmë të mendojmë rreth tij dhe problematikave që mund të hasim me siguracionin e makinës. Ju e siguroni makinën me idenë se një ditë ai do të vlejë dhe kompania do të të paguajë për demet e shkaktuara nga aksidenti por nuk është gjithmonë kështu.
Kompanitë e sigurimit bëjnë shumë premtime të cilat nuk i mbajnë. Në çdo lloj aksidenti automobilistik, kompanisë i ikin shuma të mëdha parash prandaj dhe ato përpiqen t’i mohojnë dëmet reale të aksidenteve rrugore. Në këto raste juve ju nevojitet me patjetër një avokat. Kur sapo ju ka ndodhur një aksident, gjithmonë kini parasysh këto pika: