Studio ligjore Meminaj ofron konsulecë ligjore dhe përfaqësim përpara të gjitha gjykatave në të gjitha shkallët e gjykimit për çështje administrative që kanë të bëjnë me:
Hartim të dokumentacionit të nevojshëm.
Përfaqësim ligjor në konfliktet me organet administrative shtetërore.
Ankim të akteve administrative individuale.
Asistencë dhe përpilim të dokumentacionit për pjesëmarrje në tendera, propozimin dhe përgatitjen e koncesioneve, marrjen e lejeve, etj.
Konsulencë dhe asistencë në komunikim me organet e administratës shtetërore.
Konsulencë dhe asistencë në lidhjen e kontratave me organet e administratës shtetërore.
Ankimim gjyqësor i akteve administrative dhe përfaqësim gjyqësor përpara gjykatave të shkallës së parë, të Apelit dhe të Gjykatës së Lartë.
Përfaqësim në gjykimet për kontrollin e ligjshmërisë së aktit në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese.
Përpilim kërkesash fillestare, peticione me gojë ose me shkrim, me anë të mjeteve të parashikuara në Kodin e Procedurave Administrative, akte juridike, memorie, në lidhje me procedimet administrative ku klientët tanë janë palë.
Ankim ndaj vendimeve të ndërmjetme që merr organi administrativ, pjesëmarrje në zhvillimin e procedurës hetimore nga organet administrative duke kërkuar verifikimin e provave dhe duke paraqitur prova që shërbejnë për marrjen e vendimit nga ana e tij.
Hartim dokumentacioni dhe ndjekje të procedurave të tenderave dhe prokurimeve publike.