Studio ligjore "Meminaj"

A duhet të merrni një avokat gjatë intervistës në stacionin e policisë?

Home / Single Practice

A duhet të merrni një avokat gjatë intervistës në stacionin e policisë?

Pavarësisht rastit tuaj, nëse kërkoni që një avokat të jetë i pranishëm për t’ju ofruar ndihmë gjatë një interviste në stacionin e policisë, policia nuk mund t’jua refuzojë juve kërkesën. Një të dyshuari të pa përfaqësuar ligjërisht në stacionin e policisë, shumicën e rasteve nuk i jepet një sasi e madhe hollësish përpara se të merret në intervistë nga policia në lidhje me veprën penale për të cilën është duke u hetuar. Për të dyshuarin një gjë e tillë mund të jetë problematike pasi ata nuk kanë mundësi të përgatiten për intervistën.

Për shembull, nëse është një pretendim që ka ndodhur disa kohë më parë, të dyshuarit nuk i tregohen datat e pretendimit, deri sa intervista të ketë filluar. Kjo mund të japë përshtypjen se i dyshuari me qëllim përpiqet që të jetë i paqartë apo edhe mashtrues edhe pse ky nuk është qëllimi i të dyshuarit. Një shembull tjetër është kur një i dyshuar ka një mbrojtje ligjore më se të vlefshme, por nuk di se si ta shprehte atë. Në qoftë se diçka është thënë gjatë intervistës, është shumë e vështirë për ta riparuar dëmin e shkaktuar.

Zbulimi i detajeve rreth pretendimit të bërë para intervistës është një nga fazat më të rëndësishme të procesit të intervistës. Një avokat është në gjendje t’i bëjë pyetje policisë para se policia të vazhdojë me intervistën. Avokati mund të konstatojë në mënyrë sa më të saktë nëse policia ka prova apo jo. Prania e një avokati bën mund të ketë një ndikim të madh për sa i përket faktit nëse i dyshuari do të paditet apo jo.

Policia preferon të intervistojë të dyshuar të cilët nuk kanë avokatë të pranishëm gjatë intervistës. Ata mund të bëjnë çfarëdolloj pyetjeje që dëshirojnë. Ata e dinë seshumica dërrmuese e të dyshuarve nuk është në gjendje që të vlerësojë ndryshimin midis një pyetjeje të duhur dhe një të papërshtatshme dhe gjithashtu nuk dinë të dallojnë nëse një shkelje e procedurave po ndodh.

Intervistat në stacionin e policisë mund të jetë të frikshme. Një avokat kompetent që përfaqëson interesat tuaja në një moment të tillë do ju ndihmojë shumë në lehtësimin e kësaj barre. Po ashtu avokati bën të mundur mbrojtjen sa më të mirë të çështjes suaj.

Mos hezitoni të na kontaktoni në çdo moment.

× Na kontaktoni