Studio ligjore "Meminaj"

Çështje Pune

Keni nevojë për asistencë ligjore?

Merr konsulencë juridike!

Çështje Pune

Studio ligjore “Meminaj” ofron konsulencë ligjore dhe përfaqësim përpara të gjitha gjykatave në të gjitha shkallët e gjykimit për çështje në fushën e së drejtës së punës që kanë të bëjnë me:

  • Hartimin e kontratave individuale dhe kolektive të punës.
 
  • Përfaqësimin në procese gjyqësore duke kundërshtuar largimin nga puna, si dhe duke kërkuar respektimin dhe shpërblimin e të gjitha detyrimeve nga ana e punëdhënësit në rastet e largimit nga puna në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.
 
  • Përfaqësimin në procese gjyqësore duke kundërshtuar largimin nga puna dhe duke kërkuar kthimin në punë në rastin e personave që gëzojnë statusin e nëpunësit civil.
 
  • Çështje që kanë të bëjnë me të drejtën për përfitimin e pensionit të pleqërisë.
 
  • Mosmarrëveshje të ndryshme që kanë të bëjnë me sigurimet shoqërore e shëndetësore në Republikën e Shqipërisë.
 
  • Mosmarrëveshje që kanë të bëjnë me pagat, me detyrat e punëmarrësit në punë, uljet në detyrë apo dhe çdo problem tjetër që mund të lindë në mes palësh.
 
  • Dëmtime dhe sëmundje në punë, etj.
 
  • Çështje që kanë të bëjnë me pezullimin, kundërshtimin apo mosnjohjen e së drejtës së përfitimit të pensionit (të pleqërisë, suplementar, të parakohshëm, etj.)

Mos hezitoni të na kontaktoni në çdo moment.

× Na kontaktoni