Studio ligjore "Meminaj"

Si të merrni leje qëndrimi në Shqipëri?

Home / Single Practice

Si të merrni leje qëndrimi në Shqipëri?

Nëse dëshironi të jetoni ligjërisht në Shqipëri juve ju nevojitet një leje qëndrimi. Nëse aplikohet për vizë, duhet përcaktuar lloji i vizës. Nëse është vizë pune do bëhet kontratë pune ose hapje personi juridik. Më pas aplikohet dhe merret leja e punës si dhe leja e qëndrimit. Në përgjithësi dokumentet që duhen janë: pasaportë, dëshmi penaliteti, certifikate regjistrimi, leje pune, sigurim shëndetësor, kontrate
qiraje për aktivitetin dhe banesën, etj.

I huaji mund të qëndrojë në Republikën e Shqipërisë për një periudhë afatshkurtër, për një periudhë të përkohshme, si dhe të përhershme. Qëndrimi për një periudhë afatshkurtër nuk mund të kalojë afatin 90 ditë për 180 ditë, në bazë të vizës së  lëshuar apo hyrjes pa vizë, përjashtuar kur përcaktohet ndryshe në këtë ligj ose në marrëveshje të njohura nga Republika e Shqipërisë. Qëndrimi për një periudhë të përkohshme dhe të përhershme mund të realizohet vetëm nëpërmjet pajisjes së të huajit me leje qëndrimi.

 

Llojet e lejeve të qëndrimit
Autoriteti përgjegjës për kufirin dhe migracionin pajis me njërën nga llojet e lejeve të qëndrimit të mëposhtme të huajt, të cilët kërkojnë të qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë për një afat më shumë se 90 ditë në 180 ditë dhe që plotësojnë kushtet e përcaktuara në këtë ligj:

a) leje qëndrimi e tipit “A”, jo e ripërtëritshme, e cila i jep të drejtën mbajtësit të qëndrojë në Republikën e Shqipërisë brenda afatit kohor për të cilën ajo lëshohet;
b) leje qëndrimi e tipit “B”, e ripërtëritshme, e cila lëshohet me afat të përcaktuar dhe i jep të drejtën mbajtësit të hyjë, të qëndrojë dhe të dalë në/nga Republika e Shqipërisë brenda afateve të përcaktuara në të;
c) leje qëndrimi e tipit “C”, e cila lëshohet me afat të përhershëm dhe i jep të drejtën mbajtësit të hyjë, të qëndrojë dhe të dalë në/nga Republika e Shqipërisë;
ç) leje qëndrimi e tipit “S”, e ripërtëritshme pas një ndërprerjeje 6-mujore, e cila lëshohet për punëtorët stinorë dhe i jep të drejtë mbajtësit të hyjë, të qëndrojë dhe të dalë në/nga Republika e Shqipërisë brenda afateve të përcaktuara në të;
d) leje qëndrimi “Kartë Blu AL”, e ripërtëritshme, e cila lëshohet me afat përcaktuarvetëm për punonjës me kualifikim të lartë dhe i jep të drejtën mbajtësit të hyjë, të qëndrojë dhe të dalë në/nga Republika e Shqipërisë brenda afateve të përcaktuara në të;
dh) leje qëndrimi “Kartë Blu AL-C”, e cila lëshohet me afat të përhershëm vetëm për
punonjës me kualifikim të lartë dhe i jep të drejtën mbajtësit të hyjë, të qëndrojë dhe të dalë në/nga Republika e Shqipërisë. Forma dhe përmbajtja e lejeve të qëndrimit miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

 

Lëshimi i lejes së qëndrimit
I huaji, i cili ka hyrë dhe qëndron në Republikën e Shqipërisë me një vizë qëndrimi afatgjatë, të tipit “D”, ose ai që hyn pa vizë, brenda afateve të përcaktuara në këtë ligj, ose në marrëveshje ndërkombëtare, i bën një kërkesë autoritetit vendor përgjegjës për kufirin dhe migracionin, për t’u pajisur me leje qëndrimi. Motivi i lejes së qëndrimit duhet të përputhet me motivin e vizës, me të cilën i huaji ka hyrë në Republikën e Shqipërisë.

Në rastin e marrëveshjeve ndërkombëtare kërkesa për lejen e qëndrimit mund të paraqitet edhe nëpërmjet sistemeve elektronike të parashikuara për këtë qëllim. Kushtet për krijimin dhe funksionimin e këtij sistemi, për paraqitjen e kërkesave për leje qëndrimi, parashikohen me udhëzim të Ministrit të Brendshëm.
 
Autoriteti shtetëror qendror përgjegjës për trajtimin e të huajve, duke u konsultuar me Shërbimin Informativ të Shtetit, miraton procedurën e pajisjes me leje qëndrimi, ndërsa autoriteti shtetëror përgjegjës në nivel rajonal/vendor për trajtimin e të huajve, pajis të huajin me lejen e qëndrimit.
Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Shërbimit Informativ të Shtetit përcaktohet me udhëzim të përbashkët të këtyre institucioneve.

Leja e qëndrimit, nëse nuk është përcaktuar ndryshe në këtë ligj apo vendim të Këshillit të Ministrave, ose me marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, jepet me një afat:
a) 3 muaj, 6 muaj ose 1 vit, e cila mund të ripërtërihet jo më shumë se 5 herëradhazi;
b) 2 vjet, e cila mund të ripërtërihet jo më shumë se një herë;
c) 5 vjet, sipas përcaktimeve të këtij ligji;
ç) e përhershme, në rast se i huaji ka pasur qëndrim të ligjshëm për 5 vjet radhazi
në Shqipëri dhe ka lidhje ose veprimtari të qëndrueshme në vend. Kërkesa për leje qëndrimi bëhet nga i huaji, sipas kritereve dhe dokumentacionit të
miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

Mos hezitoni të na kontaktoni në çdo moment.

× Na kontaktoni