Studio ligjore "Meminaj"

Si të zgjidhni avokatin e duhur për çështjen tuaj?

Si të zgjidhni avokatin e duhur për çështjen tuaj?

Një avokat duhet të ketë një sërë aftësish që të jetë në gjendje t’ju mbrojë ju denjësisht në gjykatë. Ai duhet të flasë shumë qartë dhe të jetë i vendosur në atë që thotë. Ai gjithashtu duhet të jetë në gjendje të rikujtojë detaje rreth dokumenteve ligjore.

1. Organizimi
Fillimisht, një avokat duhen të ketë aftësi organizative. Kur një avokat po përgatit një çështje, ai merr informacione të detajuara në lidhje me çështjen dhe më pas filtron ato më të rëndësishmet të cilat hyjnë në punë gjatë përballjes në gjykatë. Disa avokatë mund të kenë asistentë që mbledhin të dhënat.

2. Aftësia për të mbajtur mend
Për t’u bërë avokat nevojiten shumë vite studime, kohë gjatë së cilës sasi të mëdha informacioni duhet të asimilohen. Shkolla e avokatisë ka nevojë për aftësi shumë të mira memorizuese dhe e njëjta gjë dhe për profesionin. Një avokat i mirë duhet të jetë i aftë të mbajë mend shembuj të çështjeve të ndryshme, precedentëve të ndryshëm, etj.

3. Aftësi analizuese
Avokatet duhet të kenë aftësi shumë të mira analizuese. Ai duhet të jetë aq i vëmendshëm dhe aq analitik sa të mund të lexojë mes rreshtave për të gjetur të dhëna shumë të rëndësishme. Përveç, kësaj, avokatët duhet të kenë aftësinë për t’u përqendruar dhe treguar durim.

4. Objektiviteti
Një cilësi shumë e rëndësishme që duhet të ketë një avokat është objektiviteti. Ligji merret me njerëzit dhe avokati duhet të dijë të bëjë ndryshimin mes emocioneve dhe fakteve. Edhe pse mund të jetë shumë e rëndë të përballeni me prindër që janë duke derdhur lot në një sallë gjyqi, një avokat duhet të dijë të distancohet në mënyrë që të dallojë më qartë faktet.
 
5. Komunikimi
Të jesh i komunikueshëm është një parim bazë që çdo avokat duhet të ketë. Një avokat duhet t’i thjeshtojë gjërat për klientët e tij deri në atë masë që çdo kush të arrijë të kuptojë se ç’po ndodh. Gjithashtu, një avokat duhet të jetë në gjendje të shkruajë dokumente ligjore shumë të qarta.

Mos hezitoni të na kontaktoni në çdo moment.

× Na kontaktoni